Katër persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturash në Mitrovicë të Jugut

Katër persona të lënduar nga aksidenti mes tri veturash në Mitrovicë të Jugut

Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 16:00 në Mitrovicë të Jugut.

Si pasojë e këtij aksidenti katër persona kanë pësuar lëndime.

“Rreth orës 15:45, është  raportuar për një aksident trafiku me lëndime i shkaktuar në rrugën ‘Ulqini’ në Mitrovicë ku janë përfshirë  tri vetura. Si pasojë e aksidentit tretman mjekësor kërkuar katër persona”, ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zaiti.