Katar: Nuk ka arsye për të mbyllur zyrën e Hamasit në Doha

Katar: Nuk ka arsye për të mbyllur zyrën e Hamasit në Doha

Katari ka deklaruar se nuk ka asnjë justifikim për t’i dhënë fund pranisë së një zyre të grupit militant palestinez Hamas në Doha teksa vazhdon përpjekjet e tij ndërmjetësuese në luftën e Gazës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Majed Al-Ansari ka thënë në një konferencë shtypi se Katari mbetet i përkushtuar ndaj ndërmjetësimit.

Por – sipas tij – po rivlerëson rolin e tij për shkak të “zhgënjimit për sulmet” ndaj përpjekjeve të tij.