Kastrati pas spekulimeve se do të përfshihet në politikë: Nuk do të jem pjesë e asnjë partie

Kastrati pas spekulimeve se do të përfshihet në politikë: Nuk do të jem pjesë e asnjë partie

Kryetari i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka reaguar pas disa spekulimeve që janë bërë, ku thuhej se ai do të përfshihet në politikë.

Kastrati ka bërë një sqarim, duke thënë se nuk do të jetë pjesë e asnjë partie politike.

“Dua të sqaroj të gjithë shqiptarët kudo që janë se informacionet që po qarkullojnë në rrjetet sociale rreth përfshirjes sime në politikë janë të pavërteta. Nuk jam dhe nuk kam synim të jem pjesë e asnjë partie politike”, shkruan Kastrati në profilin e tij në Facebook.