Kastrati ia kujton Mujës: Ishe arrestuar për ryshfet dhe pastaj je liruar sepse ishte vjetërsuar lënda
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se përmes deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja po mundohet t’i hidhet hi syve opinionit publik për punën e Komisionit Hetimor për Tekste Shkollore.
Kastrati akuzoi Mujen se po mundohet të bllokojë hetimin e aferave koruptive të MAShT-it dhe po i frikësohet hetimeve të mundshme të Prokurorisë Speciale për të.
“Ky është Armend Muja që po mundohet të bllokoj hetimin e aferave korruptive në MASHT-in e Nagavcit. Po ju fryn fllad nga hetimet e mundshme të Prokurorisë Speciale dhe po mundohen me blloku kundërligjshëm punën e Komisionit Hetimor dhe vendimet e Kuvendit.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Shkrimi i tij: