Karate: Orges Arifi në finale të Kampionatit Evropian
Karateisti nga Kosova, Orges Arifi që përfaqëson Shqipërinë është kualifikuar në finalen e Kampionatit Europian “Zadar 2024” në Kroaci.
Ai i fitoi katër lufta për t’u kualifikuar në finalen e madhe.
Arifi, do të luftojë për medaljen e artë ku si kundërshtar e ka një sportis nga Greqia, Xenos Christos- Stefanos.
Orges Arifi, në të kaluarën ka qenë pjesë e Kosovës, por u largua për ta përfaqësuar flamurin “kuqezi”.