HomeAktualeKapen 23,500 euro të padeklaruara në Pikën Kufitare Merdarë

Kapen 23,500 euro të padeklaruara në Pikën Kufitare Merdarë

spot_img

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kosovës, ka zbuluar mjete monetare të padeklaruara gjatë kontrollit të një automjeti në dalje të Pikës së Kalimit Kufitar Merdarë.

Automjeti ishte përzgjedhur për kontroll në bazë të analizës së riskut. Gjatë intervistimit fillestar, zyrtari doganor e kishte pyetur udhëtarin nëse posedonte mallra ose mjete monetare që i nënshtroheshin deklarimit.

Pas përgjigjes së dhënë, automjeti u referua për kontroll të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit të përbashkët nga zyrtarët doganorë dhe Policia Kufitare, u zbuluan mjete monetare të padeklaruara në dy lokacione të ndryshme të automjetit.

Një shumë prej 10,000 euro u gjet në çantën personale të udhëtarit, ndërsa 13,500 euro u zbuluan të fshehura në zarfe brenda një ndarjeje të automjetit. Në total, u evidentuan 23,500 euro mjete monetare.

Personi posedonte gjithashtu një kontratë noteriale për shitblerjen e një prone, të datës 29.06.2025, si dhe një dëshmi të tërheqjes bankare, të datës 01.07.2026, të cilat shërbenin si dokumentacion mbi prejardhjen e mjeteve monetare.

Pas konstatimit të mosdeklarimit, rasti iu referua menjëherë oficerit kujdestar të Hetimeve Doganore për trajtim të mëtejmë.

“Në përputhje me legjislacionin në fuqi që rregullon deklarimin e mjeteve monetare gjatë hyrjes dhe daljes nga territori i Republikës së Kosovës, ndaj palës u aplikuan masat e parapara ligjore. Duke qenë se personi kishte dokumentuar burimin e ligjshëm të mjeteve monetare, u vendos ndalimi i 25% të shumës së padeklaruar, ndërsa pjesa tjetër iu kthye poseduesit, në pajtim me procedurat dhe dispozitat ligjore në fuqi”, ka njoftuar Dogana.

Dogana e Kosovës rikujton se çdo person fizik që hyn ose del nga territori i Republikës së Kosovës me mjete monetare në vlerë prej 10,000 euro ose më shumë (ose kundërvlerën e tyre në valuta të tjera apo instrumente të negociueshme) ka detyrim ligjor t’i deklarojë ato pranë autoriteteve doganore.

“Mosdeklarimi ose deklarimi i pasaktë përbën kundërvajtje dhe sjell pasoja ligjore, përfshirë ndalimin e përkohshëm ose konfiskimin e një pjese të mjeteve monetare, sipas legjislacionit në fuqi”, ka njoftuar Dogana.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...