Kaos në Spanjë, Reali kërcënon me bojkot të finales së Kupës

Kaos në Spanjë, Reali kërcënon me bojkot të finales së Kupës

Real i Madridit bëri një deklaratë të bujshme në prag të finales së Kupës së Mbretit kundër Barcelonës në Sevilje e planifikuar të shtunën në mbrëmje në orën 22:00.

Në protestë kundër deklaratave të gjyqtarit, që pat denoncuar presionin e “galaktikëve” në të kaluarën, klubi madrilen është ankuar për arbitrin kryesor  Ricardo De Burgos Bengoetxea, i cili shpërtheu edhe në lot gjatë konferencës. Klubi i Florentino Perez bojkotoi konferencën për shtyp para ndeshjes dhe njoftoi se nuk do të stërviten në fushën ku është planifikuar të zhvillohet ndeshja nesër, as nuk morën pjesë në darkën zyrtare të premten në mbrëmje.

“Real Madrid CF i konsideron deklaratat publike të bëra sot nga gjyqtarët e caktuar për finalen e Copa del Rey, e planifikuar për nesër, më 26 prill 2025, të papranueshme. Duke pasur parasysh rëndësinë e incidentit, Real Madrid shpreson që ata që janë përgjegjës për trupën e gjyqtarëve do të veprojnë në përputhje me rrethanat, duke i zëvendësuar ata  për të mbrojtur prestigjin e institucioneve që përfaqësojnë”, thuhej ndër të tjera në shënimin i klubit, raporton TCh.