Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, votohen nen për nen 10 projektligje për 12 minuta

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, votohen nen për nen 10 projektligje për 12 minuta

Strategjia e opozitës për të krijuar kaos u zbatua edhe sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Mes zhurmës së bilbilave, u votuan me shpejtësi disa ndryshime në akte normative dhe marrëveshje ekonomike që ishin në rendin e ditës pa asnjë diskutim dhe debat.

Ratifikimi i marrëveshjes së financimit me Francën, akti normativ për shtesa dhe ndryshime në buxhetin e vitit 2023, akti normativ për shtesa dhe ndryshime për tatimin mbi të ardhurat dhe shqyrtimi i aktit normativ për masa urgjente për trajtimin e ujërave të ndotura ishin disa nga projektligjet që morën votat pro të mazhoritarëve. Në total mazhoranca votoi nen për nen 10 projektligje e 3 akte normative të parashikuara në rend dite.

I pranishëm në këtë seancë plenare ishte dhe kryeministri Edi Rama i cili nuk tha asnjë fjalë përveçse ngriti kartonin jeshil.

Seanca plenare zgjati vetëm 12 minuta.