Kanoset kryetari i Vushtrrisë, arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në Vushtrri, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur përmes telefonit një person.
Klankosova.tv merr vesh se personi që është kanosur është kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.