Kandiq godet mandatarin e qeverisë së Serbisë: Vuçeviq të tregojë ku janë varrosur trupat e Rukije dhe Feriz Krasniqit
Shefi ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, tashmë i mandatuar për kryeministër të Serbisë, Millosh Vuçeviq, duhet të tregojnë se ku janë varrosur Rukije dhe Feriz Krasniqi, që ishin vrarë më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë të Shtërpcës.
Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, në platformën X ka shkruar se këta dy zyrtarë serb duhet të përgjigjen në këtë pyetje.
“Le të kërkojmë nga shefi i ushtrisë serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq dhe ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, të zbulojnë vendin ku u varrosën trupat e Rukije dhe Feriz Krasniqit, të vrarë nga pjesëtarët e Ushtrisë së Jogosllavisë, më 27 mars 1999 në fshatin Sushicë (Kosovë)”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Millosh Vuçeviq, ish-ministri serb i Mbrojtjes, njëherësh udhëheqës i (SNS) në pushtet, është mandatuar për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.
Në vendimin, që u nënshkrua nga Vuçiqi, u tha se Millosh Vuçeviq deri më tani ka kryer me përgjegjësi detyrat e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes.
Let’s ask the Chief of the Serbian Army, general Milan Mojsilović, and the Minister of Defense, Miloš Vučević, to disclose the location where the bodies of Rukija and Feriz Krasniqi were buried, killed by members of the VJ,on March 27, 1999, in the village of Sušica (Koosvo).
— Natasa Kandic (@natasakandic) March 31, 2024