Kandidatja për deputete e PDK-së, Arta Vokshi – Nallbani përkujton masakrën e Reçakut

Kandidatja për deputete e PDK-së, Arta Vokshi – Nallbani përkujton masakrën e Reçakut

Kandidatja e PDK-së për deputete me numër 102, Arta Vokshi – Nallbani, ka përkujtuar 15 janarin Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Serbisë në Kosovë, masakrën e Reçakut.

“Dita e 15 janarit është një moment i rëndësishëm për të nderuar dhe kujtuar tragjedinë që ndodhi në fshatin Reçak të Kosovës, ku humbën jetën dhjetëra civilë të pafajshëm gjatë masakrës që forcat serbe ushtruan mbi ta. Ky akt mizor ishte një ndër shumë krime të luftës që ndodhën gjatë periudhës së luftës në Kosovë, dhe masakra e Reçakut shënon një nga episodet më të errëta të historisë së rajonit”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Vokshi – Nallbani, e cila është edhe drejtoresh e Urbanizmit në Pejë, ka theksuar se në këtë ditë, nderojmë të gjithë viktimat e masakrës së Reçakut.

“Agazhohemi që kujtimi për ta të mbetet i gjallë, si një dëshmi e rëndësishme për drejtësinë dhe paqen për të gjithë ata që humbën jetën dhe ata që luftuan për liri. Le të mbetemi të bashkuar në angazhimin tonë për drejtësi, për paqen dhe për një të ardhme ku trageditë si kjo nuk do të përsëriten kurrë më”, ka shkruar