Kandidati për deputet, Shahin Dervishaj, merr përkrahjen e banorëve të Novosellës
Kandidati për deputet nga PDK-ja, afaristi, Shahin Dervishaj, ka takuar banorët e Novosellës.
Ai ka theksuar se ky fshat është një simbol i luftës dhe sakrificës, ku shumë luftëtarë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve kanë dhënë jetën për liri dhe dinjitet.
“Ishte nderë të takoj e të bisedoj nga afër me banorët e Novosellës, një fshat i mrekullueshëm i Dukagjinit, çdoherë i njohur për traditat e tij të pasura dhe bujarinë e tij. Ky fshat është një simbol i luftës dhe sakrificës, ku shumë luftëtarë të UÇK-së dhe familjarë të dëshmorëve kanë dhënë jetën për liri dhe dinjitet”, ka shkruar Dervishaj në “Facebook”, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garon për deputet në listën e PDK-së me numër 77.
Ai ka thënë se takimi me këta njerëz të guximshëm dhe krenarë ishte një frymëzim i madh për të.
“Bashkë mund të punojmë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne, ku vlerat e lirisë, të drejtës dhe prosperitetit do të jenë në qendër të punës tonë”, ka shkruar afaristi Dervishaj.