
Kampioni ikën me fitore nga Kanadaja
Boston Celtics ka shënuar fitore si mysafir i Toronto Raptors në NBA.
Kampionët arritën të triumfojnë me një epërsi solide prej 10 pikësh, 101:111.
Jaylen Brown me 24 pikë dhe Derrick White me 22 u shquan më së shumti mbrëmë tek Keltët.
Në anën tjetër, RJ Barrett pati më së shumti pikë te kanadezët, po aq sa pati White, ndërkaq bashkëlojtari i tij, Scottie Barnes pati vetëm një më pak.