Kampionët olimpikë u kthyen në shtëpi
Kosova sot ka mirëpritur në kryeqytet olimpistët që na përfaqësuan në Lojërat Olimpike në Paris 2024.
Kosova në Lojërat Olimpike Paris 2024 ka fituar dy medalje.
Xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë -52 kg, ndërsa xhudistja tjetër Laura Fazliu të bronztën në kategorinë -63 kg.
I pranishëm në këtë pritje ishte edhe kryeministri Albin Kurti.
“Në takimin e këndshëm me ta, i përgëzova për arritjet e shkëlqyera. Qytetarët tanë sonte në Prishtinë, me pritjen e tyre ua bënë të qartë sa krenarë jemi e gjithë Kosova me secilin!”, ka shkruar në Facebook ministri i Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
“I falënderoj nga zemra sportistët e trajnerët për vendosmërinë dhe për emocionet që na i përcjollën gjatë këtyre ditëve, e gjithashtu edhe qytetarët që iu bashkuan kësaj ceremonie të veçantë. Së bashku vazhdojmë të festojmë sukseset që sportistët pandërprerë po i sjellin vendit tonë”, ka shkruar ai.