Kampionati Evropian Esports mbahet në Prishtinë më 7-14 korrik

Kampionati Evropian Esports mbahet në Prishtinë më 7-14 korrik

Zëvendësministrja Daulina Osmani ka pritur në takim presidentin e Federatës Evropiane të Esports, Karol Cagan, sekretarin e përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Esports, Boban Totovski dhe sekretarin e përgjithshëm Lukasz Klimczyk, të cilët të shoqëruar nga përfaqësues të Federatës Esports Kosova po qëndrojnë këto ditë në Kosovë me rastin e përgatitjeve rreth organizimit të Kampionatit Evropian të Esports, i cili do të mbahet në Prishtinë më 7-14 korrik.

Ky aktivitet i rëndësishëm sportiv do të përfshijë disa nga disiplinat më të njohura ndërkombëtare të lojërave elektronike, përfshirë CS2 (për meshkuj dhe femra) dhe Dota 2 (për meshkuj), duke sjellë në vendin tonë garues nga e gjithë Evropa.

Me këtë rast u nënshkrua marrëveshja tripalëshe për bashkëorganizim të Kampionatit Evropian të Esports, ndërmjet Federatës Esports Kosova, Federatës Ndërkombëtare të Esports dhe Federatës Evropiane të Esports, si dhe u nënshkrua memorandumi i mbështetjes financiare të MKRS-së për Federatën Esports Kosovë, si fazë e dytë e implementimit të këtij projekti.

Kampionati Evropian i Esports që do të mbahet këtë verë në Prishtinë, konsiderohet si ngjarja më e madhe e videolojërave që do të organizohet në rajon dhe më gjërë.