HomeSportKamil Novak do të vizitojë Kosovën

Kamil Novak do të vizitojë Kosovën

spot_img

Drejtori Ekzekutiv i FIBA Europe, Kamil Novak, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë më 2 korrik.

Vizita do të nisë me një takim në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, ku Novak do të pritet nga kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku.

Gjatë takimit do të diskutohen zhvillimet e basketbollit në Kosovë, projektet aktuale të Federatës, si dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm me FIBA Europe.

Në orën 19:00, në Prizren, Kamil Novak do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, e vlefshme për parakualifikimet për FIBA EuroBasket 2029, duke konfirmuar edhe një herë mbështetjen e FIBA Europe për basketbollin kosovar.

Vizita e Drejtorit Ekzekutiv të FIBA Europe përbën një moment të rëndësishëm për Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet FBK-së dhe FIBA Europe, si dhe besimin e vazhdueshëm në punën dhe kapacitetet e Federatës për organizimin e ngjarjeve ndërkombëtare.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...