Kamberi: Teatër absurdi në Parlamentin e Serbisë, deputetët akuzojnë njëri-tjetrin se kush është ‘bashkëpunëtor i Kurtit’

Kamberi: Teatër absurdi në Parlamentin e Serbisë, deputetët akuzojnë njëri-tjetrin se kush është ‘bashkëpunëtor i Kurtit’

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip kamberi, ka bërë me dije se nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi.

Sipas tij, teatër absurdi ndodhi në parlamentin e Serbisë.
“Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi. Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi. Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është ‘bashkëpunëtor i Kurtit’. Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar”, ka shkruar Kamberi në “Facebook”.