Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO-ja qëndron e bashkuar

Kallas: Rusia s’ka shanse nëse NATO-ja qëndron e bashkuar

Shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se Rusia “s’ka shanse” kundër NATO-s, por aleanca duhet “të qëndrojë e bashkuar” përballë një Moske armiqësore.

Duke folur para mbajtjes së samitit të NATO në Holandë, ku anëtarët e aleancës janë në presion nga Shtetet e Bashkuara për të rritur shpenzimet për mbrojtje, Kallas paralajmëroi se vetëm rritja e shpenzimeve për mbrojtje nuk mjafton për të frenuar Kremlinin.

“Sot, kundër NATO-s dhe BE-së, Rusia s’ka shanse. Por, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar”, tha Kallas para Parlamentit Evropian në Strasburg. “Kur udhëheqësit e NATO-s të takohen javën e ardhshme, mbajtja e unitetit në aleancë është prioritet më i madh sesa rritja e shpenzimeve për mbrojtje”, shtoi kryediplomatja evropiane.

Udhëheqësit e NATO-s po synojnë që të arrijnë pajtim për rritjen e buxheteve për ushtritë kur të takohen në Hagë javën e ardhshme.

Por, aleanca – ku nga 27 vendet anëtare, 23 prej tyre janë shtete të BE-së po përballet me dilema sa i përket përkushtimit të ShBA-së ndaj mbrojtjes së Evropës. /Rel