Kallaballëk shqiptarësh sonte në Ligën e Kampionëve, dhjetë mund të luajnë sonte

Kallaballëk shqiptarësh sonte në Ligën e Kampionëve, dhjetë mund të luajnë sonte

Dhjetë lojtarë shqiptarë ose me prejardhje shqiptare e kanë mundësinë të luajnë sonte në Ligën e Kampionëve, njofton Klan Kosova.

Berat Gjimshiti luan sonte me Atalantën kundër Celticut, teksa Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin si mysafir i Brestit.

Edon Zhegrova i Lillet zbarkon në “Wanda Metropolitano” për t’i prishur punë Atletico Madridit ashtu siç bëri me Real Madridin.

Adriat Bajramit mund t’i jepet shansi të luajë për Benfikën në përballjen kundër Feyenoordit, ashtu sikur Arbër Hoxhës te Dinamo Zagrebi kundër RB Salzburgut.

Kastriot Imeri po ashtu e ka mundësinë të luajë për Young Boys kundër Interit.

Mirëpo, shqiptarët me numër sonte do ta pushtojnë Ettihad Stadiumin e Manchester Cityt, pasi katër shqiptarë janë në dispozicion për t’u aktivizuar: Albion Rrahmani, Indrit Tuci, Ermal Krasniqi dhe Qazim Laci.