Kaka e zgjedh 11-shen e tij historike, s’e përfshin Messin

Kaka e zgjedh 11-shen e tij historike, s’e përfshin Messin

Leite Kaka në të kaluarën e kishte quajtur Lionel Messin si një gjeni të futbollit, ndonëse e kishte rival në El Clasico dhe në garën për Topin e Artë.

Sidoqoftë, ish-futbollisti brazilian nuk e ka përfshirë fare tetë herë fituesin e Topit të Artë në 11-shen e tij historike, të cilën e bëri për të përditshmen spanjolle “Diario AS”.

Ish-futbollisti i Milanit dhe i Real Madridit në portë e vendosi ish-bashkëlojtarin e tij tek “Rossoneri” dhe te Brazili, Nelson Dida duke e preferuar atë para portierit legjendar të Realit, Iker Casillas, me të cilin kishte luajtur në Madrid.

Në mbrojtje, Kaka vendosi fytyra “familjare”.

Në krahë të ekipit ideal të brazilianit i shohim dy bashkëkombësit e tij të tjerë, Cafu dhe Roberto Carlos.

E dyshja legjendare italiane, Paolo Maldini dhe Alessandro Nesta e mbulojnë zemrën e mbrojtjes.

Në këtë ekip historik të Kaka mungon edhe Sergio Ramos, njëri prej mbrojtësve më të mirë në histori të futbollit.