Juventusi ka konfirmuar rikthimin e sulmuesit francez Randal Kolo Muani, i cili do të veshë sërish fanellën bardhezi pas paraqitjeve të mira që pati me klubin italian në sezonin 2024/25.
Sulmuesi 27-vjeçar ishte pjesë e Juventusit në formë huazimi gjatë gjysmës së dytë të atij sezoni, ku zhvilloi 22 ndeshje, shënoi 10 gola dhe regjistroi tri asistime, transmeton Klankosova.tv.

