Juventusi ia cakton çmimin Bremerit, objektivit të Man Unitedit
Manchester United raportohet se është i interesuar për Gleison Bremer, por Juventusi nuk duket të jetë gatshëm ta shesë për më pak se 70 milionë euro.
Sipas “Calciomercato”, klubi anglez synon që të përforcohet me mbrojtësin brazilian për sezonin e ardhshëm, transmeton Gazeta Express.
Juventusi thuhet se nuk ka gjasa ta lërë Bremerin që të largohet nën çmimin 70 milionë euro, çmim që mund të pengojë një kalim të mundshëm të tij në “Old Trafford”.
26-vjeçari iu bashkua “Bianconerëve” nga rivalët e tyre të qytetit, Torino, në vitin 2022 për 50 milionë euro.
Ai ka bërë 66 paraqitje deri tash me “Zonjën e Vjetër”, teksa shënuar shtatë gola.
Gleison Bremer ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2028.