Juventus sheh drejt Champions, mund Leccen në shtëpi

Juventus sheh drejt Champions, mund Leccen në shtëpi

Juventus triumfon 2-1 ndaj Lecces, në ndeshjen e Serie A. Bardhezinjtë e zgjidhën takimin që në pjesën e parë. Koopmeiners zhbllokoi sfidën që në minutën e dytë, ndërsa Yildiz dyfishoi shifrat.

Në pjesën e dytë për torinezët mjaftoi menaxhimi i rezultatit, për të marrë tre pikë të arta.

Goli i Baschirottos në fund për Leccen, shërbeu vetëm për statistikë.

Juventus renditet në vendin e tre-të me 59 pikë, me kualifikimin në Champions që është edhe më pranë.