
Juventus pret biletën në Champions
U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias. Bardhezinjtë renditen në vendin e katërt me 70 pikë.
Pavarësisht fitores 0-2 ndaj Torinos, Roma duhet të kënaqet me vendin e pestë (69 pikë).
Lazio përfundon jashtë Europe, pas humbjes 1-0 ndaj Lecces. Në Conference League shkon Fiorentina.
Në Serie B i bashkohen Monzës, skuadrat e Venezias dhe Empolit (u mund nga Verona).