Juventus nuk di të fitojë më, ndalet nga shtyllat ndaj Genoas

Juventus nuk di të fitojë më, ndalet nga shtyllat ndaj Genoas

Juventusi nuk di të fitojë më në kampionat, teksa ditën e sotme nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Genoas. Bardhezinjtë ndodhen në një moment të vështirë, teksa nuk fitojnë prej tri ndeshjesh radhazi në Serie A.

Illing Junior dhe Moise Kean u ndalën nga shtylla, ndërkohë që Dusan Vlahovic u ndëshkua me të kuq në minutat e fundit. Vetëm një fitore në tetë sfidat e fundit për Juventusin e vendit të tretë, që e sheh Bolognën vetëm 5 pikë larg.