
Justina Shiroka-Pula bëhet gruaja e parë në krye të ASHAK-ut
Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, më 19 dhjetor 2025, ka mbajtur zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë.
Në njoftimin për medie bëhet me dije se kryetare është zgjedhur Justina Shiroka-Pula, nënkryetar Fejzullah Krasniqi dhe sekretar shkencor Bardh Rugova.
Kjo është hera e parë që në krye të ASHAK-ut është zgjedhur një grua.
Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve: anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë; akademik Frashër Demaj, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore; anëtar korrespondent Enver Hamiti, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës; anëtar korrespondent Ismet Jonuzi, Sekretar i Seksionit të Arteve.
