Jurgen Klopp konfirmon largimin nga Liverpooli

Jurgen Klopp konfirmon largimin nga Liverpooli

Trajneri Jurgen Klopp ka konfirmuar largimin nga Liverpooli në fund të sezonit 2024/25. Klopp ka fituar çdo trofe të mundshëm me klubin nga “Anfield” në tetë vitet e tij si trajner. Megjithatë, çdo “të mire” i vjen një fund dhe fundi i Klopp si trajner i Liverpoolit është afruar tashmë.

Është vet trajneri gjerman, i cili ka konfirmuar largimin nga “Reds” në një intervistë për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Unë do të largohem nga klubi në fund të sezonit. Mund ta kuptoj se është një tronditje për shumë njerëz në këtë moment, kur e dëgjon për herë të parë, por padyshim që mund ta shpjegoj – ose të paktën të përpiqem ta shpjegoj”, ka thënë Klopp.

“Më pëlqen absolutisht gjithçka për këtë klub, më pëlqen gjithçka për qytetin, më pëlqen gjithçka për tifozët tanë, e dua ekipin, e dua stafin. Unë dua gjithçka. Por që unë e marr këtë vendim tregon se jam i bindur se është ai që duhet të marr. Është se jam, si ta them, po më mbaron energjia. Nuk kam asnjë problem tani, padyshim, e dija që më gjatë se do të më duhet ta shpallja në një moment, por tani jam absolutisht mirë. E di që nuk mund ta bëj punën përsëri dhe përsëri dhe përsëri dhe përsëri”, ka shtuar Klopp.

“Pas viteve që patëm bashkë dhe pas gjithë kohës që kaluam bashkë dhe pas të gjitha gjërave që kaluam së bashku, respekti u rrit për ty, dashuria u rrit për ty dhe më e pakta që të detyrohem është e vërteta – dhe kjo është e vërteta”, ka përfunduar gjermani.