Joshua e detyron Wallitin të dorëzohet, shënon fitoren e radhës
Boksieri britanik Anthony Joshua në një mbrëmje impozante në “Kingdom Arena” në Ryadh të Arabisë Saudite, ka triumfuar ndaj Otto Wallit.
Joshua fitoi ndaj Wallit, pasi ky i fundit e dorëzoi meçin në fund të raundit të pestë për shkak se nuk arriti të vazhdojë.
Boksieri britanik u duk në formë që në fillim të meçit, duke goditur disa herë Wallin, që nuk ishte në formën e tij më të mirë këtë mbrëmje. Kjo pasoi me dorëzimin e tij në fund të raundit të pestë, pasi mori disa goditje radhazi.
Përndryshe, këtë mbrëmje, spektakël dhuroi edhe Joseph Parker duke e mposhtur Deontay Wilderin me vendim të gjyqtarëve 118-111, 118-110 dhe 120-108.