Joao Felix është sërish i kaltër, zyrtarizohet transferimi te Chelsea

Joao Felix është sërish i kaltër, zyrtarizohet transferimi te Chelsea

Futbollisti portugez, Joao Felix, është transferuar nga Atletico Madridi te Chelsea.

Felixi kishte qenë edhe para dy vjetësh në formë huazimi tek të Kaltrit.

Mësohet se klubi londinez ia ka paguar 40 milionë euro Atleticos për shërbimet e 24-vjecarit.

Pikërisht sot u zyrtarizua edhe kalimi i anasjelltë, ai i Conor Gallagherit të Chelseas te Atletico.