Jo vetëm Napoli, edhe Lazio futet në garë për Ismajlin

Jo vetëm Napoli, edhe Lazio futet në garë për Ismajlin

Janari pritet të jetë një muaj i rëndësishëm për Ardian Ismajlin. Qendërmbrojtësi kuqezi ka në tavolinë prej kohësh një ofertë nga ana e Empolit për të rinovuar kontratën e tij e cila i përfundon në fund të këtij sezoni.

Deri në këtë pikë, Ismajli nuk ka shfaqur interesim për të hedhur firmën mbi kontratën e re, duke e vendosur Empolin në pozita jo komode për të negociuar.

Klubi toskan është i detyruar ta shes gjatë janarit, për të mos rrezikuar që në fund të këtij sezoni ta humbasin falas.

Lajmi i mirë për Empolin është fakti që për Ismajlin ka disa oferta të rëndësishme nga klube të mëdha që shohin te qendërmbrojtësi kuqezi opsionin ideal për të përforcuar repartin e prapavijës.

Nuk është një sekret që për Ismajlin prej kohësh interesohen dy klube “big” si Napoli dhe Juventus, por së fundmi “Zonja e Vjetër” duket sikur është tërhequr, por sërish Napoli nuk është i vetëm në këtë garë pasi sipas mediave italiane edhe Lazio ka shfaqur interesim për Ismajlin.

Ekipi kryeqytetas është në krizë në prapavijë se pasojë e dëmtimeve dhe Ismajli mund të jetë një opsion i përshtatshëm.