Jo vetëm Morata, Ibra hidhet në sulm për “bomberin” gjerman
Milan është hedhur në sulm me kohë të plotë për të gjetur një “bomber” të ri, madje edhe dy, për të përforcuar repartin ofensivë. Sipas Sky Sport, Alvaro Morata është preferenca e parë, lojtar për të cilin kanë gati një kontratë 4 vjeçare dhe 5,5 milionë euro në sezon.
Jo vetëm Morta, Milan po ndjek këtë periudhë edhe pistën Tammy Abraham, si një kërkesë personale e Fonseca-s, por palët janë shumë larg një akordi të mundshëm me Romën.