Jep dorëheqjen drejtori i RTSH, Alfred Peza
Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen si drejtor i RTSH-së.
Në letrën e tij të dorëheqjes, theksohet përkushtimi ndaj detyrës gjatë periudhës që Peza drejtoi RTSH-në dhe ndryshimet e bëra në këtë institucion.
Peza u zgjodh në krye të RTSH-së, në qershor të vitit 2023.
Ai largohet nga kjo detyrë pas një viti, ndërkohë që edhe pak muaj më parë u përfold për një dorëheqje të tij, madje PD e bëri zyrtare si lajm.