“Jemi gati për finalen, nuk i frikësohem askujt”

“Jemi gati për finalen, nuk i frikësohem askujt”

Spanja dhe Anglia po zhvillojnë përgatitjet e fundit në prag të super përballjes që do të luajnë të dielën.

Sfida ka nisur të nxehet teksa Dani Olmo paralajmëron yllin e britanikëve, Jude Bellingham. Fantazisti i spanjollëve që këtë europian ka shënuar tre gola, theksoi se nuk i frikësohet Bellingham pavarësisht talentit që zotëron anglezi.

“Sigurisht që nuk e kam frikë Bellingham. Ai është një pikë referimi te Anglia dhe ka shumë talent. Është gjithmonë një rrezik, është një lojtar të cilin ne duhet ta mbulojmë mirë. Por, unë e theksoj edhe njëherë se nuk i frikësohem askujt”, u shpreh Olmo.

Ky evropian ka rezultuar mjaft pozitiv për Olmon që tashmë është në vëmendjen e klubeve më të mëdha të Europës si Liverpool, Manchester United apo edhe Barcelona.