HomeSportJava e 5-të: Përballje të forta në Superligën e Kosovës

Java e 5-të: Përballje të forta në Superligën e Kosovës

spot_img

Java e pestë e Superligës së Kosovës pritet të sjellë emocione të shumta, me pesë përballje që do të zhvillohen në tri ditë. Ekipet kosovare do të zbresin në fushë të martën, të mërkurën dhe të enjten, në një mesjavë të ngjeshur me duele interesante.

Të martën, vëmendja do të jetë në Skenderaj, ku Drenica do ta presë Prishtinën në stadiumin “Bajram Aliu”. Kjo përballje nis në ora 16:00.

Në të njëjtën orë, në stadiumin “Liman Gegaj”, Vushtrria do të jetë nikoqire e Llapit, në një tjetër sfidë që pritet të jetë mjaft interesante.

Programi vazhdon të mërkurën. Feronikeli 74 do ta presë Dritën në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me ndeshjen që do të nisë në ora 16:00.

Ndërkohë, në mbrëmje, Gjilani dhe Ballkani do të përballen në stadiumin me bari sintetik. Ky takim është caktuar të zhvillohet nga ora 19:00.

Java e pestë do të mbyllet të enjten, me ndeshjen ndërmjet Dukagjinit dhe Malishevës. Dy skuadrat do të përballen në stadiumin “18 Qershori”, ndërsa sfida nis në ora 19:00, raporton KK.

Me pesë ndeshje në program dhe disa përballje mes skuadrave me objektiva të ndryshme, java e pestë pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në renditjen e Superligës së Kosovës.

Lajmet e Fundit

Publikohen rezultatet e PISA 2025, Kosova mbetet nën mesataren e OECD-së

Janë publikuar rezultatet e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA) 2025, ku Kosova...

Abdixhiku reagon ndaj Hotit e Bajramit: Nuk rrotullohet shteti për një ambicie

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u është përgjigjur deklaratave të mbrëmshme të Avdullah Hotit...

Sveçla dënohet me burgim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është dënuar nga gjykata me...

Siguria, sundimi i ligjit dhe institucionet e fuqishme janë themel i një Kryeqyteti që zhvillohet dhe ecën përpara

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mirëpriti në Odën e Kryeqytetit Shefin e ri të...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...