Jashari: Gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së nuk po i shihet fundi
Avokati Arbër Jashari ka thënë që Gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë nuk po i shihet fundi.
“Është me rëndësi të thuhet që ky proces është përtej çdo standardi, me nenin gjashtë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që është garantuar gjykimi i rregullt dhe në kohë të arsyeshme”, ka thënë Jashari në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Ky nen është i inkorporuar edhe në Kushtetutën e Kosovës, në nenin 31, dhe në Ligjet e Kosovës”.
“Dhe ky proces ka nisur vjet zyrtarisht më 3 prill, por këta persona janë në paraburgim që nga viti 2020, dhe ky proces po stërzgjatet, dhe akoma nuk po i shihet fundi”.