Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Janjiq: Serbia do ta njohë Kosovën, por Beogradi nuk po pranon që e ka humbur luftën

Analisti serb, Dushan Janjiq, duke folur lidhur me marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, tha se Serbia do ta njohë Kosovën, por shtoi se Beogradi nuk po pranon ende që lufta ka humbur.

Ai tha se ky qëndrim vjen për shkak të karakterit etno-nacionalist të presidentit Vuçiq, i cili ka qenë ministër i Informacionit në kohën e Slobodan Milosheviqit.

Janjiq tha se zhgënjimi i presidentit Vuçiq për humbjen e luftës në vitin 1999 është një qëndrim personal dhe nuk duhet ta përfshijë atë në politika shtetërore.

“Problemi është se është krejtësisht në kundërshtim me realitetin. Realiteti ka nisur para Vuçiqit. Realiteti filloi të ndërtohet nga Milosheviqi dhe lëvizjet etno-nacionaliste, duke përfshirë, para së gjithash, shtypjen e policisë ushtarake ndaj shqiptarëve. Kështu filloi kriza jugosllave e viteve ’80. Pas kësaj, në thelb lufta po ndodhte në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe në fundi shkoi në Kosovë. Në Kosovë, në luftë, nuk ishte përfshirë vetëm guerilja, por edhe njerëzit e thjeshtë, si dhe NATO-ja. Kjo është ideja”, tha Janjiq në intervistë për EuronewsAlbania.

Analisti serb pyet se “si mund të flisni pas 25 viteve të luftës, 25 vite të Marrëveshjes së Kumanovës për bashkëpunim teknik me NATO-n, që ishte një lloj lëvizjeje zotërinjsh të Komunitetit ndërkombëtar, sidomos në Amerikë, sepse ushtria dhe policia jugosllave…, u shemb plotësisht”.

“… Në thelb, duhej që NATO-s ta pranonte këtë marrëveshje zotërinjsh, e cila në thelb ka platformën për rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Rezoluta 1244. Serbia do ta njohë atë, por nuk po e njeh realitetin që humbi luftën. Ky është problemi. Vuçiqi është pjesa e atij brezi që ishte etno-nacionalist, realisht aktiv në periudhën kohore të Milosheviqit. Ka qenë ministër i Informacionit. Mund ta kuptoj zhgënjimin e tij personal, zhgënjimin etno-nacionalist, por çështja personale është personale. Nëse nuk je në gjendje ta kapërceni, nuk mund ta imagjinoni kombin serb në këtë luftë. Gjithashtu, nuk mund të jesh partner në procesin e normalizimit…”, ka thënë Janjiq.

Janjiq foli edhe për “Kuvendin gjithëserb” dhe deklaratën që u miratua aty.

Ai theksoi se “dy nga motivet që e shtynë presidentin Vuçiq të mblidhte gjithë serbët e rajonit në një shfaqje nacionaliste ishte për të mbuluar manipulimin e zgjedhjeve, si dhe për të kamufluar dështimet ekonomike që ka në politikën e brendshme të Serbisë”.