Janë zvogëluar listat e pritjes për operacione në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK
Ky sukses është arritur falë punës, përkushtimit të stafit, por edhe mbështetjet nga institucioni.
Derisa dikur lista e pritjes ishte mbi 1 vit, tashmë kjo listë është nën 4 muaj, falë përkushtimit nga 14 kirurgët e fëmijëve, anesteziologët dhe stafi tjetër i infermierëve dhe atyre mbështetës.
Në nëntë mujorin e parë të këtij viti janë kryer mbi 1 mijë operacione, në dy salla të operacionit, ngase sallat e tjera nuk janë funksionalizuar për shkak të mungesës së anesteziologëve.
Salla e tretë përdoret kur ka nevojë për intervenime të Klinikës së Pediatrisë, Mjekimit Intenziv Pediatrik, Neurokirurgjisë, ORL-së dhe klinikave të tjera
Ndërsa në sallën e katërt kanë operuar mjekët amerikanë dhe turqë për rastet kardiokirurgjike tek fëmijët, dhe këto shifra nuk janë përfshirë në numrin e përgjithshëm të operacioneve.
Në këtë klinikë ka vazhdimisht progres në zhvillimit e procedurave të reja diagnostike dhe terapeutike, tani punohet edhe me laparoskop një gamë e gjerë e operacioneve, poashtu, litotripsia laserike, ureterorenoskopia, dhe së shpejti fillon endoskopia e traktit