James shkëlqen në fitoren e Lakersave

James shkëlqen në fitoren e Lakersave

Lebron James shkëlqeu në fitoren e Los Angeles Lakers në udhëtim ndaj Memphis Grizzlies, me rezultat 136-124.

Lakers e fituan çerekun e parë me rezultat 37-36, teksa edhe në periodën e dytë mysafirët ishin më të mirë 32-25.

Lakersat vazhduan ta dominojnë ndeshjen duke qenë më të mirë edhe në periudhën e tretë me rezultat 33-31.

Edhe çereku i fundit përfundoi në të mirë të mysafirëve me shifrat 34-32, për rezultat final 136-124.

James ishte më i miri në takim me triple-double, me 23 pikë, 14 kërcime dhe 12 asistime.

Ndërsa u ndihmua nga Rui Hachimura, me 32 pikë, 10 kërcime dhe një asistim.

Los Angeles Lakers ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Memphis Grizzlies, me rezultat 136-124.

Lakers pas fitores kalon në vendin e nëntë me 41 fitore dhe 32 humbje në Konferencën Perëndimore.