Ja kush është kandidati kryesor për t’u emëruar trajner i Kosovës

Ja kush është kandidati kryesor për t’u emëruar trajner i Kosovës

Trajneri gjerman,  Bruno Labbadia, pritet ta vizitojë Kosovën gjatë ditëve në vijim për të parë kushtet e punës.

Kështu ka njoftuar gazetari Arlind Sadiku, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, raporton Klan Kosova.

“Në parim, Labbadia është dakord të pranojë detyrën e selektorit të Kosovës”, ka shkruar ai.

57-vjeçari ka qenë trajner i disa klubeve të njohura në Bundesligë: Bayer Leverkusen, Hamburg, Stuttgart, Wolfsburg dhe Hertha.