Izraeli detyron ‘Al Jazeerën’ të mbyllet për 45 ditë
Forcat izraelite kanë bastisur zyrat e transmetuesit të lajmeve ‘Al Jazeera’ në Ramallah, në Bregun Perëndimor, dhe kanë urdhëruar mbylljen e saj për një periudhë fillestare prej 45 ditësh.
Ushtarët izraelitë të armatosur dhe të maskuar hynë në ndërtesë herët të dielën gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, raporton BBC.
Shikuesit panë ndërsa trupat ia dorëzonin urdhrin e mbylljes shefit të zyrës së rrjetit në Bregun Perëndimor, Walid al-Omari, i cili e lexoi atë drejtpërdrejt në transmetim.