Ivan Toney i hapur për të kaluar te Tottenhami

Ivan Toney i hapur për të kaluar te Tottenhami

Sulmuesi i Brentfordit, Ivan Toney, do të kalonte te Tottenham Hotspur me gjithë kënaqësi, sipas mediumit Tottenham News.

Anglezi është i shumëkërkuar nga top klubet e Premier Ligës, por mund t’i shohë Spursat si klubin ku mund ta ketë më të sigurt pozitën e titullarit.

Ai sivjet mungoi gjysmën e sezonit për shkak të dënimit për bastvënie, mirëpo me t’u kthyer e ka dëshmuar formën e mirë që po vazhdon ta ketë.