Ivan Juric nuk është më trajner i Southamptonit

Ivan Juric nuk është më trajner i Southamptonit

Ivan Juric nuk është më trajner i Southampton.

Lajmi është bërë publik nga klubi i Premier League, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Shkak për këtë vendim u bë humbja ndaj Tottenham, çka solli edhe rënien nga kategoria.

“Southampton ka arritur marrëveshje me trajnerin Ivan Juric për t’i dhënë fund bashkëpunimit”, shkruan klubi.

Juric qëndroi në krye të kësaj skuadre për 16 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 0.14 pikë për ndeshje.