HomeAktualeItalianët mbizotërojnë turizmin në Shqipëri

Italianët mbizotërojnë turizmin në Shqipëri

spot_img

Në mesin e sezonit veror, Shqipëria mbetet një nga destinacionet e preferuara nga shumë turistë të huaj. Edhe në këto ditë të nxehta korriku, Tiranën po e vizitojnë shumë qytetarë europianë.

RTSH bisedoi me turistë të ardhur edhe nga përtej kontinentit, nga Amerika, por edhe me fqinjët italianë.

“Unë vij nga New Yorku, por jam shtetas italian. Kemi mbërritur këtu dhe Tirana më duket një vend shumë i bukur. Ka ndryshuar mjaft si qytet dhe më duket interesant me ndërtesat e larta. Do të shkoj edhe në det. Njerëzit dhe qyteti janë plot jetë.”

“Për mua nuk është hera e parë. Kam qenë këtu në vitin 2023. Unë ndihem pjesë e Shqipërisë. Ndihem sikur kam lindur këtu. Unë jetoj në jug të Italisë dhe më duket sikur jemi të njëjtë. Kur hyj në restorant më përshëndesin në italisht. Ndihem e nderuar.”

“Jemi këtu për të bërë një tur në Shqipëri, për të shkuar më pas në Malin e Zi. Do të marrim me vete një kujtim të bukur të këtyre ditëve dhe një konsideratë të madhe për shqiptarët”, thanë disa prej turistëve.

Ky i ri nga Amerika në Shqipëri nuk ka gjetur vetëm një vend të bukur, por edhe partneren e jetës, një vajzë shqiptare.

“Për mua nuk është hera e parë në Shqipëri, pasi bashkëshortja ime është shqiptare”, tha ai.

Në muajin maj, numri i vizitorëve që kanë vizituar Shqipërinë ka qenë më i lartë. Sipas të dhënave nga INSTAT, numri i vizitorëve që u akomoduan në strukturat turistike në Shqipëri u rrit me 12,4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 29,8%, nga 28,7% një vit më parë, duke sinjalizuar përdorim më të lartë të kapaciteteve akomoduese.

Italia mbetet tregu kryesor i turistëve të huaj me 19% të totalit, e ndjekur nga Kosova me 11%, Gjermania me 10%, Franca me 9% dhe Polonia me 6%.

Rajoni i Veriut regjistroi rritjen më të fortë të vizitorëve të huaj, nga rreth 47 mijë në mbi 73 mijë, ndërsa edhe rajoni i Jugut shënoi rritje të ndjeshme.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...