Italia shpëton në frymën e fundit, “peshkon” Zvicrën në raundin e 1/16-ve

Italia shpëton në frymën e fundit, “peshkon” Zvicrën në raundin e 1/16-ve

Kualifikimin tutje e siguroi Italia falë barazimit në frymën e fundit ndaj Kroacisë (1-1).

Në ndeshjen e zhvilluar në “Red Bull Arena”, të Lajpcigut, italianët arritën të barazonin në sekondat e fundit, sfidën ndaj Kroacisë, duke u ngjitur në kuotën e 4 pikëve.

Të parët në epërsi kaluan kroatët me golin e mesfushorit legjendar, Luka Modriq, i cili vendosi edhe një rekord, teksa shënoi golin në moshën 38-vjeçare, duke u bërë kështu lojtari më i vjetër në një Kampionat Evropian, që arrin diçka të tillë.

Në anën tjetër, pas shumë e shumë tentativash për të barazuar rezultatin erdhi edhe momenti i golit të barazimit, kur në minutën e 98-të të lojës, anësori i Lazio, Mattia Zaçagni dërgoi në rrjetë një pasim të Calafiori, duke siguruar 1 pikë, e cila mjafton për kualifikim tutje. Italia në raundin tjetër përballet me Zvicrën e Shqiptarëve.

/Epoka e re/