Italia mbërrin në Gjermani, nis përgatitjet për duelin ndaj Shqipërisë

Italia mbërrin në Gjermani, nis përgatitjet për duelin ndaj Shqipërisë

Italia mbërriti sot pasdite në Dortmund, në Gjermani, ndërsa grumbullimi është planifikuar për në Iserlohn, në North Rheinland.

I vetmi problem për Spalletin është Barella, me këtë të fundit që ende nuk dihet nëse do luajë apo jo ndaj Shqipërisë me 15 qershor.

Stërvitja e parë do të zhvillohet të  martën, përgatitjet do të fokusohen në aspektin tekniko-taktik.