Itali: Një shqiptar vdes në punë, e zuri pllaka e betonit

Itali: Një shqiptar vdes në punë, e zuri pllaka e betonit

Një punëtor 54 vjeç, me origjinë nga Shqipëria, ka vdekur në Frascineto, në zonën e Kozencës, pasi ue zuri një pllakë betoni e rënë nga një vinç.

Burri, sipas raporteve të shtypit lokal, ishte në punë me punëtorë të tjerë në sheshin e ish-kantinave sociale të Frascineto, kur, për arsye që do të konstatohen, pllaka e transportuar nga vinçi u shkëput duke e goditur drejtpërdrejt atë, raporton la Repubblica.

Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë.Karabinierët e Kompanisë Castrovillari kanë ndërhyrë në vendngjarje të koordinuar nga Prokuroria Publike që hapi një çështje.