Itali: Kosovari vdes në një aksident, e voziti Ferrarin me shpejtësi prej 200 km/h

Itali: Kosovari vdes në një aksident, e voziti Ferrarin me shpejtësi prej 200 km/h

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën në Italinë veriore.

Si pasojë e një aksidenti të rëndë ka vdekur një 40-vjeçar nga Kosova.

Raportohet se ai u aksidentua me Ferrarin e tij teksa po e voziste 200 kilometra në orë, shkruan gazeta e njohur zvicerane Blick.

Në artikullin e publikuar shkruan se kosovari, Dj me profesion vetëm disa orë para ngjarjes tragjike kishte performuar të shtunën mbrëma, në një klub nate në Valai të Zvicrës, dhe pas kësaj ishte nisur me veturën e tij drejt Italisë.

Vëllai i të ndjerit e ka konfirmuar për gazetën se vetura i përkiste atij.

“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, deklaroi ai për Blick.

Ai shtoi se ende nuk kanë informacione se si kishte ndodhur aksidenti.

Po ashtu ende nuk dihet se kush është edhe viktima tjetër, që sipas mediave italiane ishte një grua.

“Për momentin nuk kemi marrë shumë informacion nga policia. Vëllai im tjetër, i cili jeton në Itali, tani po kujdeset për gjithçka”. Gjithçka që ai di është se po pritet të bëhet një test i ADN-së”, theksoi vëllai i viktimës

Autoritetet itaiane e kishin të vështirë t’i identifikonin viktimat.

Kjo për shkak të zjarrit i cili e kishte kapluar veturën pas aksidentit.

Policia i kishte ftuar edhe familjarët dhe të afërmit që t’ju ndihmonin rreth identifikimit përmes analizave të ADN-së, shkruan gazeta Blick.ch