ISW: Automjetet e blinduara amerikane po e ndihmojnë Ukrainën të rikthejë territore
Automjetet luftarake të blinduara amerikane Stryker thuhet se po e ndihmojnë Ukrainën të luftojë forcat ruse në rajonin verilindor të Kharkivit.
Bëhet e ditur se forcat ukrainase së fundmi kanë rimarrë territorin pranë qytetit Vovchansk, sipas Institutit për Studimin e Luftës (ISW).
Vovchansk ka qenë skena e luftimeve më të ashpra, ndërsa Rusia vazhdon përpjekjet e saj për të larguar forcat ukrainase nga kufiri me Belgorod Oblast, shkruan yahoonews.
Siç raportohet, lufta ukrainase në atë zonë po udhëhiqet nga Brigada elitare e Sulmeve Ajrore 82, me mbështetjen e forcave speciale, si dhe autoblindave Strykers nga SHBA-ja.
Njësia 82 thuhet të jetë një nga më të furnizuarat, me rreth 150 autoblinda, duke përfshirë 90 Strykers dhe 14 tanke britanike.