Ish-trajneri i atletes bjelloruse pezullohet për pesë vjet
Yury Maisevich, ish-trajneri i atletes bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya, është pezulluar nga sporti për pesë vjet nga Njësia e Integritetit të Atletikës (NJIA), e cila i hetoi dyshimet se ekipi i trajnerëve të Tsimanouskayas kishte tentuar ta detyronte atë të kthehej në shtëpi gjatë Lojërave Olimpike në Tokio më 2021, pasi ajo i kishte kritikuar ata.
Maisevich ndërmori veprime të cilat “ia fyen qartazi dinjitetin atletes” dhe ishin shkelje e detyrës, tha NJIA në një komunikatë më 28 shkurt.
Tsimanouskaya, e cila tani e përfaqëson Poloninë në garat ndërkombëtare, tha se ishte dërguar me forcë në një aeroport, pasi nuk kishte pranuar t’u bindej urdhrave të ekipit gjatë Olimpiadës më 2021.