Ish-presidenti i Afrikës së Jugut i shkon në shtëpi Behgjet Pacollit

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut i shkon në shtëpi Behgjet Pacollit

Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka qenë mysafir i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, në shtëpinë e tij në Lugano.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Pacolli i cili ndau disa fotografi në llogarinë e tij në Facebook.

Pacolli thotë se takimi me Zuman ishte i ngrohtë dhe i paharrueshëm.

“I nderuar dhe i privilegjuar nga vizita e ish-Presidentit të Republikës së Afrikës së Jugut, z. Jacob Zuma, së bashku me familjen e tij, në shtëpinë time në Lugano. Një takim i ngrohtë dhe i paharrueshëm që forcon lidhjet miqësore dhe respektin e ndërsjellë”, ka shkruar kreu i AKR-së.